Dellova e mbyll me Ballkanin, transferohet në CSKA Sofia
Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova është transferuar te skuadra e madhe bullgare, CSKA Sofia.
Dellova u transferua te CSKA Sofia nga kampioni aktual i Kosovës, Ballkani, ku fitoi tri herë radhazi titullin e Superligës.
Ai po ashtu ka luajtur me Ballkanin edhe në fazën e grupeve të Conference League, teksa u ftua edhe nga kombëtarja e Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Dellova iu bashkua klubit më të trofeshëm bullgar, CSKA Sofias, e cila i ka 31 tituj të fituar në ligë dhe 21 herë është shpallur kampione në Kupën e Bullgarisë.