22-07-2024

“Të enjte merrni masa”, meteorologia befason me motin

Meteorologia Tanja Porja nga Shqipëria ka parashikuar se 10 ditët e ardhshme të Korrikut do të vijë sërish i nxehti i tmerrshëm.

Sipas Porjes, duke nisur nga dita e enjtje i gjithë vendi do të pushtohet nga temperatura mbi 40 gradë Celcius.

Ju që jeni në bregdet asnjë pikë shi nga sot dhe disa ditë me radhë. Termometri nga nesër do të shënojë rritje të madhe dhe temperatura të larta do të presim në fundjavë. Duke nisur nga java tjetër sjell temperatura mbi 40 gradë Celcius sërish në territor. 10 ditët e ardhshme të korrikut do të jenë me temperatura ekstremisht të larta ku në bregdet dhe vendet e ulëta temperaturat maksimale do të jenë mbi 40 gradë celcius”, tha meteorologia Porja.

 

Asnjë koment

Comments are closed.