24-11-2024

Demaku në Prizren: Kriminel mund të quhet një ministër që ta vret të ardhmen e fëmijëve

Në Prizren, mbrëmë është mbajtur bashkëbisedim me temën “Reformimi i konceptit të të lexuarit të librit” me publicistin, filozofin, shkrimtarin e njohur si dhe themeluesin e  Qendrës së Mendimit Pozitiv, Daut Demakun, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Para pjesëmarrësve, në lokalet e librarisë ‘’Pena’’ për energjinë pozitive dhe përhapjen e kësaj fryme shkencore, Demaku, që mund të thuhet lirisht se tashmë ka bombarduar opinionin tonë me librat e tij filozofike dhe mendimin pozitiv, ka përmendur disa teori duke i ndërlidhur me shembuj konkret jetësor.

Fotografia e Sabit Gashi

Në këtë konteksti ai ka folur edhe për çështjeve të ndryshme të realitetit shqiptar,  ndërsa ka potencuar se logjika e robit do të jetë gjithmonë e shërbëtorit, ndërsa kriminel mund të quhet edhe një ministër që ta vret të ardhmen e fëmijëve.

Demaku zbërtheu edhe disa çështje të Ligjit të Krijimit, derisa shtoi se kundër Ligjit të Krijimit s’ka tjetër veç Kishës Ortodokse.

Me këtë rast ka pasur edhe çështje të ngritura nga pjesëmarrësit, të cilave i është përgjigjur Demaku. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.