25-04-2024

Dënohet i akuzuari që pranoi se falsifikoi fletëpagesën e gjobës prej 200 euro që ia kishte shqiptuar gjykata

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, e ka dënuar me 300 euro gjobë të akuzuarin për veprën penale “falsifikim i dokumentit”, Ideal Gashi.Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Ilir Rashkaj, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.I akuzuari Gashi, ka thënë se ndihet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, mbajtës i familjes, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Nazmi Krasniqi, i cili ka thënë se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe se ka mbështetje në provat që gjendën në shkresat e lëndës.Gjykatësi Rashkaj, të akuzuarin e ka obliguar t’i paguajë edhe shpenzimet procedurale në shumën prej 30 euro në total.Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Gjakovë, të ngritur më 26 prill 2017, Ideal Gashi akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumentit”.

Ai akuzohet se më 1 prill 2016, rreth orës 14:40, në Rahovec, e ndryshon dokumentin origjinal në atë mënyrë që pasi i pandehuri është ftuar nga Stacioni Policor në Rahovec, nga njësiti për ekzekutimin e urdhëresave të Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega Rahovec, ka ndryshuar faturën, fletë-transferin e PTK-së, dega në Rahovec, në vlerë prej 200 euro, të cilën e ka përdorur si dëshmi në Gjykatë, kinse ka bërë pagesën e gjobës së shqiptuar kohë më parë për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.