Demaliaj nga AAK: Qeveria Kurti do t’i bllokojë 600 mijë banorë të Dukagjinit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka deklaruar se Qeveria Kurti së bashku me LDK-në, duan ta konsiderojnë Regjionin e Dukagjinit si geto, zonë e pazhvilluar.
Demaliaj përmes rrjetit social Facebook ka thënë se Qeveria Kurti dëshiron t’i bllokojë mbi 600 mijë qytetarë të këtij regjioni ndërsa ka shtuar se s’ka autostradë, as zhvillim dhe as pjesëmarrje në qeveri, shkruan Gazeta Insajderi.