07-10-2024

Dëme nga vërshimet, Kryetari i Dragashit: Na ndihmoni që t’u sigurojmë ndihmë familjeve të prekura

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka kërkuar ndihmë për familjet e prekura nga vërshimet.

Xheladini përmes një shkrimi në Facebook tha se vërshimet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në këtë komunë.

Lexo Edhe:

Prizren: Ndërprerje e ujit në një pjesë, shkak dëmtimi në gypsjellësin kryesor

“Sot, ne si autoritete lokale, bashkë me komunitetin duhet të solidarizohemi dhe të jemi të bashkuar për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit, e sidomos atyre familjeve më të prekura, dhe të ofrojmë mbështetje maksimale për të gjithë. Ne jemi duke u angazhuar në vazhdimësi me të gjitha kapacitetet tona për të siguruar ndihmë të menjëhershme për familjet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar”.

Ai ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, bizneset e shoqatat për t’u përkrahur këto familje,

“Por, për ta bërë më të mirën e mundshme, neve na nevojitet ndihma dhe përkrahja e secilit prej jush. Andaj, apelojmë te të gjithë qytetarët, personat fizikë dhe juridikë, bizneset, shoqatat etj,. që të ofrojnë mbështetjen e tyre për të gjitha familjet e prekura nga vërshimet”.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë atyre qytetarëve dhe familjeve që kanë pësuar nga vërshimet dhe kan nevojë për mbështetje dhe ndihmë, duke përfshirë këtu dhe pakot ushqimore,le të lajmërohen te këta persona:

1. Në fshatin Kuk: Kapllan Fetahu (044 335 548);

2. Në fshatrat Bresanë dhe Kuklibeg: Vezir Reshiti (049 171 804);

3. Në fshatin Kosavë: Sefidin Mejzini (044 725 534);

4. Në fshatin Zaplluxhe: Dreni Myrtezani (049 443 348);

5. Në fshatin Blaç: Kerim Latifi (049 214 405); dhe

6. Në fshatin Pllajnik: Ruzhdi Domuzeti (046 102 420).

Asnjë koment

Comments are closed.