Dëmet nga moti, ndahen mbi 1.8 milionë euro për kompensimin e bujqve, përfitues edhe Prizreni e Mamusha
Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare ne vlerë 1,867,107 euro.
Kjo shumë do të shkojë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë elementare natyrore gjatë periudhës janar-qershor 2020.
Nga kompensimi pritet të përfitojnë bujqit në komunat e: Istogut, Pejës, Obiliqit, Vitisë, Kaqanikut, Mitrovicës, Prishtinës, Drenasit, Skenderajt, Prizrenit, Fushë Kosovës, Shtimes, Podujevës, Mamushës, Leposaviqit dhe Gjilanit./kp