24-11-2024

Dëmtohet memoriali turk në Tiranë

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Pllaka është dëmtuar në pjesën anësore të saj.

“Një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar me sende të forta një pjesë të një memoriali” thonë nga  policia shqiptare.

Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit

Vendosja e këtij memoriali në liqenin artificial të Tiranës u shoqërua me reagime të shumta, kryesisht në rrjetet sociale. Memoriali i kushtohet viktimave të tentativës për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik të 2016-ës, kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Grushti i shtetit dështoi, ndërsa Erdogan bëri përgjegjës ish-mikun e tij, klerikun Fethullah Gylen, si autor të sulmit./Alsat

Asnjë koment

Comments are closed.