Dëmtoi instalimin publik duke kryer punime ilegale, i ndërpritet puna të dyshuarit në Vlashnje të Prizrenit
Një rast i dëmtimit të instalimeve publike ka ndodhur në fshatin Vlashnje të Prizrenit, ku është dëmtuar kolektori kryesor që shkon në drejtim të impiantit të fshatit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari nuk kishte leje për të kryer punime, dhe i është ndërprerë puna.
Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Vlashnje, Prizren 19.11.2021 – 11:00. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar është duke kryer disa punime ilegale dhe gjatë punimeve ka dëmtuar kolektorin kryesor i cili shkon në drejtim të impiantit në fshatin Vlashnje. Nga inspektorët komunal i është ndërprerë puna pasi nuk kishe leje për punë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.