Dënim 750 euro për ata që i ngucin femrat në rrugë
Ngacmimi në rrugët e Francës do të jetë i paligjshëm dhe shkelësit që do të “prangosen” në terren do të dënohen me gjobë deri në 750 euro.
“Ngacmimet se.ksuale në rrugë nuk dënoheshin në të kaluarën por tani e tutje do të ndëshkohen,”-është shprehur ministri i barazisë Marlene Siapas, i cili është gjithashtu “arkitekti” i legjislacionit të ri.
Një projektligj theksonte se të miturit nën moshën 15 vjeç nuk kanë pse të kërkojnë leje për kontakt intim me personat e rritur.
Por ligji i ri thotë se marrëdhëniea intime midis një të rrituri dhe një personi të moshës 15 vjeç mund të konsiderohet përdh.unim nëse i mituri konsiderohet i paaftë për të dhënë pëlqimin, përcjell “Noa”.
Gjykata e Lartë Administrative në Francë dhe Këshilli i Shtetit e kanë deklaruar versionin e parë si jokushtetues.
Legjislacioni i ri do t’i japë viktimave të përdh.unimit një dekadë shtesë për ta denoncuar përdh.unimin duke zgjatur afatin deri në 30 vjet.
Disa kritikë të legjislacionit të ri thonë se masat rigoroze do t’i japin fund flirtimit në Francë, por ministri Siapas është shprehur për “Reuters” vitin e kaluar se qeveria nuk po kërkon të shfarosë flirtimin dhe “kulturën franceze të të shprehurit dashurisë”.
“Ajo që është e rëndësishme është që ligjet e Republikës Franceze të ndalojnë fyerjet, ngacmimet, kërcënimet dhe zakonin e ndjekjes së një gruaje në vende publike”-tha Siapas.