12-05-2024

Dënohen me burgim dy shqiptarët në Angli, vranë snajperistin që luftoi kundër ISIS

Dy shqiptarë dhe një kurd janë dënuar për vrasjen Hamawand Ali Hussein, 30 vjeç. Për ta është dhënë një total prej 53 vjetësh burgim.Hamawand Ali Hussein, 30 vjeç, u sulmua në një shtëpi në Charterhouse Street, Hartlepool, më 14 shtator 2019.

Dy shqiptarët Qazim Marku, 25 vjeç dhe Dorian Pirija, 33 vjeç, u burgosën secili me nga 19 vjet dhe Noza Saffari, 39 vjeçe, u la në burg për 15 vjet pasi të tretë u shpallën fajtorë për vrasjen e të riut kurd.
Viktima, babai i dy fëmijëve, ka shërbyer me forcat ushtarake Peshemerga të koalicionit anti-ISIS në Irakun e Veriut dhe njihej si një snajperist i zoti. Krimi ka ardhur pas prishjes së pazareve të drogës midis palëve.

Asnjë koment

Comments are closed.