10-10-2024

Dënohet i dyshuari që aksidentoi burrin e Shkurte Fejzës në Prizren

Në rrugën “Adem Jashari” në Prizren më 23 shkurt të këtij viti ishte aksidentuar bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, Hajrush Behluli.

Behluli nga ky aksident kishte pësuar lëndime të rënda trupore, shkruan 04 Online.

Personi i dyshuar që ishte duke e vozitur automjetin ishte Enis Tamnik nga Prizreni.

Siç ka mësuar 04 Online, i dyshuari Tamnik sot është dënuar me 6 muaj burg me kusht për 1 vit të mos kryejë vepër penale.

Nga ana tjetër, avokatët Gent e Blend Gjini të cilët e kanë mbrojtur Tamnikun, kanë reaguar në profilin e tyre në ‘Facebook’, duke thënë se kanë argumentuar nëpërmjet fakteve, se aksidenti ishte vetëm një pakujdesi në komunikacion, dhe asgjë nuk ishte e qëllimshme, apo ndonjë skenar i parapërgatitur.

“Sot perfundoj procesi gjyqesor ndaj te mbrojturit tone Enis Kaltrina Tamnik, per rastin e aksidentit ne trafik ndaj bashkshortit te kengetares
Shkurte Fejza,

Nga kjo mund te themi se u vertetua gjendja faktike e mbrojtjes, ku qysh nga fillimi dhe me kohe ne Avokat Gent&Blend kemi argumentuar nepermjet fakteve, se qeshtja si kjo e tille, ishte vetem nje pakujdesi ne komunikacion e te mbrojturit tone Enis Tamnik, dhe asgje nuk ishte e qellimshme, apo ndonje skenar i parapregaditur, ndryshe nga propagandat dhe dezinformatat ne publik, te cilet kesaj qeshtjeje qe kane dashur te i japin kuptim dhe konotacion tjeter

Andaj i mbrojturi yne ka shprehur keqardhjen dhe ka pranuar fajesine per vepren penale te shkaktuar ne pakujdesi”, thuhet në reagimin e avokatëve Gjini.

Asnjë koment

Comments are closed.