25-11-2024

Dënohet Mali i Zi, shkak lëshimet në ndeshjen me Serbinë

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar Federatën e Futbollit të Malit të Zi (FSCG) për shkak të ngjarjeve kundër Serbisë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.

FSCG është detyruar të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj në Podgoricë në ndeshjen ndaj Hungarisë të planifikuar për 17 qershor.

Gjithashtu, FSCG do të duhet të paguajë një gjobë prej 47.500 euro në total.

Federata malazeze e futbollit do të paguajë 20 mijë euro për thirrjet raciste nga tifozët, 4.500 euro për përdorimin e mjeteve piroteknike, 8.000 euro për bllokimin e shkallëve në tribuna dhe 15.000 euro për mbylljen e portave të evakuimit.

Federata e Futbollit të Malit të Zi do të apelojë vendimin në Komisionin e Apelit të UEFA-s lidhur me vendimin për mbylljen e pjesshme të stadiumit dhe gjobën për shkak të mbylljes së portave të evakuimit.

Pas dy ndeshjeve, Serbia kryeson grupin “G” me gjashtë pikë, Hungaria është e dyta me tre pikë (me një ndeshje), ndërsa Mali i Zi është i treti me tre pikë pas dy ndeshjesh./ATSH

Asnjë koment

Comments are closed.