23-04-2024

Momenti kur aksidentohen kamioni dhe autobusi (Video)

Një aksident i rëndë ndodhi sot në Vragoli, ku rreth 30 persona pësuan lëndime trupore.

Aksidenti mes një kamioni dhe një autobusi bëri që të bllokohet përkohësisht qarkullimi në atë rrugë.

Indeksonline ka marër edhe konfirmimin policor se hetimet për këtë aksident janë duke u bërë.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli).

Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje.

Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore” ka bërë të ditur për Indeksonline Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë.

Ndërkohë, Indeksonline ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit kur ka ndodhur aksidenti në fjalë.

Asnjë koment

Comments are closed.