Dënohet me burgim të përjetshëm pasi vrau e pastaj dogji trupin e të vëllait në komunën e Rahovecit
E vrau e pastaj dogji trupin e të vëllait, dënohet me burgim të përjetshë
Gjykata e Gjakovës ka gjetur fajtor dhe ka dënuar të akuzuarin Gani Kriezi, i cili akuzohej nga prokuroria për vrasjen e rëndë të vëllait të tij, që si motiv kishte konfliktin për prona.
Sipas aktakuzës, i akuzuari më datë 11 shkurt 2020, në shtëpinë e të ndjerit, vëllait të tij, në Komunën e Rahovecit, për shkak të konfliktit për pronën, e ka vrarë të ndjerin B. K., e më pas e ka djegur trupin.
Sipas prokurorisë, i akuzuari mbetjet e trupit të djegur i ka hedhur në një vend deri tani të pa njohur me qëllim që t`i zhdukë gjurmët e krimit.
Gjykata e Gjakovës, me gjyqtar të çështjes, Driton Haraçia, ka shpallur vendimin dënues ndaj të akuzuarit Kriezi, ku i shqipton dënim unik me burgim të përjetshëm.
Sipas komunikatës së Gjykatës, i njëjti person ishte edhe më parë i njohur për drejtësinë, meqë i njëjti më parë ka qenë i dënuar nga Gjykata e Lozanës – Zvicër, për vrasjen e bashkëshortes së tij./Kallxo,com/