24-11-2024

Dënohet me gjobë, pranoi se i kishte 13 qese me marihuanë

Isuf Rakaj është dënuar me 1 mijë e 700 euro  mijë pasi ka pranuar se ka poseduar 13 qese me marihuanë për shitje.

Aktgjykimit është shpallur të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, nga gjykatësja Raima Elezi, i akuzuari Rakaj u dënua me 3 muaj burgim duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe me gjobë prej 600 euro.

Me pajtim të të akuzuarit dënimi me burg i është zëvendësuar me 2000 euro gjobë. Në shumën prej 2000 euro i është zbritur koha e kaluar në paraburgim për  45 ditë dhe i është shqiptuar dënimi unik prej 1700 euro gjobë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Aktgjykimi është shpallur pas leximit të aktakuzës nga Prokurori Genc Nixha, ku i akuzuari Rakaj e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari është i obliguar që të paguaj edhe shpenzimet procedurale në shumën prej 100 euro për paushallin gjyqësor dhe 30 euro në emër të kompensimit të viktimave. Me anë të këtij aktgjykimi, të akuzuarit i është konfiskuar sasia e narkotikëve e gjetur.

marihuane per shtije

Ndaj të akuzuarit Isuf Rakaj, është ndërprerë paraburgimi me datën e sotme.

Ky pranim i fajësisë nuk është kundërshtuar nga prokurori Nixha, e as nga mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Esat Gutaj

Më pas, gjykatësja Raima Elezi e ka aprovuar pranimin e fajësisë të bërë nga ana e të akuzuarit Rakaj dhe aktgjykimi është shpallur pas 15 minutash.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren të dates 16.07.2021, ndaj Isuf Rakaj akuzohet se me datën 25.06.2021 rreth orës 22:35 në Prizren, pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substance psikotrope apo analoge ashtu që pas një kontrolle nga zyrtarët e antidrogës e vërejnë të akuzuarin dhe afrohen drejt tij, i njejti nxjerr nga xhepi i pantallonave disa qese duke i hedhur në një puset duke tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Pas kësaj ai ndalet dhe gjatë kontrollit të pusetës, zyrtarët policor arrijnë që të nxjerrin 12 qese të najlonit të mbushura me marihuana me peshë prej 8.47 gram si dhe një qese së bashku me një letër me marihuanë me peshë prej 3.92 gram e në shumë të përgjithshme prej 12.39 gram marihuanë si dhe një pako letra rizla.

Për këtë ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” për të cilën është paraparë dënimi me gjobë si dhe me burgim prej 2 deri në 8 vite./BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.