Sot dy ndeshje në Superligë – Ballkani mysafir në Gjilan
Sot do të luhen dy ndeshjet tjera të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Nga ora 16:00 në Drenas, Feronikeli do të përballet me kampionen në fuqi, Dritën.

Feronikeli aktualisht gjendet në vendin e parafundit pa pikë pas katër xhirove të para.
Në anën tjetër, Drita është e pesta me shtatë pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.
Në mbrëmje nga ora 19:00, Gjilani do të jetë nikoqir i Ballkanit në kryendeshjen e javës së pestë në elitë.
Aktualisht, “Skifterat” gjenden në vendin e gjashtë me shtatë pikë, ndërsa Ballkani është i treti me nëntë pikë të grumbulluara.
