Dënohet Sevdai Radogoshi-Qumili, për rrahjen e motrës
Me 500 euro gjobë, Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar Sevdai Radogoshin për shkak të rrahjes së motrës së tij në maj të vitit 2016.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Kallxo.com, zëdhënësi për informim i Gjykatës Themelore në Gjakovë Lekë Muçaj.
“I pandehuri S.R. është gjetur fajtor për veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe është dënuar me 500 euro gjobë nga Gjykata në Gjakovë, ndërsa lënda aktualisht është në Gjykatën e Apelit”, tha Muçaj.
Qumili akuzohet së në maj të vitit 2016, pas një fjalosjeje me motrën e tij, e përdorë forcën duke e goditur me grushte dhe shuplaka në kokë dhe duke e tërhequr për hunde, me këto veprime i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore motrës së tij.
Sipas aktakuzës fjalosja kishte ardhur pasi Qumili kishte kërkuar nga motra t’ia lironte shtëpinë.