Denoncon Gola: Vazhdimi kontratës i kushtëzohet me marrëdhënie seksuale
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Ardian Gola ka denoncuar publikisht një rast të kushtëzimit seksual që i bëhet një vajze për vazhdimin e kontratës së punës.
“Sot një shoqe me rrëfeu se si vazhdimi i kontratës se punës në një institucion publik, pas një periudhe gjoja testuese, i kushtëzohej me marrëdhënie seksuale”, ka shkruar Gola.
Shkrimi i Golajt ka marrë dhjetëra komente, ku disa nga komentuesit po ashtu kanë treguar për kushtëzime seksuale që bëhen në institucione të ndryshme.
Postimi i Golajt në Facebook:
“Sot nje shoqe me rrefeu se si vazhdimi i kontrates se punes ne nje institucion publik, pas nje periudhe gjoja testuese, i kushtezohej me marredhenie seksuale. Njeriu i cili i kishte ndihmuar te punesohej, e i cili aksidentalisht eshte ne pushtet, sepse ne rrethana normale pozita meritore e tij nuk do te shkonte pertej cobanit, fillon e behet gjithnje e me eksplicit ne kushtezimin seksual te vazhdimit te kontrates.
Me tregonte se si disa femra tashme jane pajtuar me kete fat. Ato ofrojne favore seksuale per njerezit e pushtetit, qofte per mbijetese, qofte per nje jete me lluksoze. Me fjale tjera, pushtetaret, kuptohet jo te gjithe, jane te perfshire ne prostitucion modern. Per “bosat” e sektorit privat, mos te flasim.
M’lejoni t’jem aspak politikisht korrekt per kete kategori njerezish: jeni kategoria me e flliqte n’rruzullin tokesor. Po t’kisha mundesine, kisha me ua pre ate luc t’zhyllavte, e kisha me ua rras n’ate goje, po ashtu t’gubavte! Flliqesira! U turperofshi!/ KSP