22-11-2024

Deputetët bojkotojnë seancat, por marrin rrogat normalisht

Deputetët e Kuvendit të Kosovës jo rrallëherë bojktojnë seancat e thirrura nga grupet të ndryshme parlamentare, mirëpo pavarësisht kësaj ata marrin pagat e tyre mujore normalisht, gjë e cila gjithashtu po dëmton buxhetin e shtetit, shkruan Gazeta Metro.

Që dy muaj deputetët janë duke marrë rroga edhe pse shumica nga ta kanë bojkotuar seancat në Kuvend, duke pamundësuar gjithashtu, edhe mos miratimin e shumë rendeve të ditës që thirreshin nga grupet parlamnetare në mungesë koorumi.

Por sa para po marrin ata, edhe pse nuk po shkojnë nëpër seanca?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë paga të larta dhe gati pesë herë më të mëdha se sa mesatarja e rrogave në Kosovë. Të 120 deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përveç pagës mujore, gëzojnë edhe të drejta shtesë materiale për çdo aktivitet të tyre.

Paga bazë e deputetit të Kuvendit të Kosovës  1,547 euro, që i bie se për dy muaj një deputet është paguar 3,094 euro.

Përveç pagës bazë, një deputet i Kuvendit të Kosovës merr rreth 500 euro për kompensime shtesë për pjesëmarrje në seanca dhe komisione, që i bie se për çdo muaj ai paguhet rreth 2 mijë euro./gazetametro.net

Asnjë koment

Comments are closed.