Deputetët e PDK-së regjistrohen në Kuvend
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe disa deputetë të PDK-së të legjislaturës së shtatë, janë regjistruar sot në Kuvendin e Kosovës.
Kjo është konfirmuar edhe përmes postimeve në rrjetet sociale, ku këta deputetë kanë postuar fotografi nga momenti i regjistrimit.
Kujtojmë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës sipas vendimit të presidentit Hashim Thaçi do të mbahet me 26 dhjetor.
PDK në këtë mandat do t’i ketë 24 deputetë dhe sipas deklarimeve të liderit të kësaj partie, Kadri Veseli, PDK do të jetë opozitë.