23-11-2024

Deputetët e PE-së kërkojnë heqjen e vizave për Kosovën

Pak ditë para mbledhjes së Këshillit të Evropës, 22 anëtarë të Parlamentit Evropian nga grupe të ndryshme politike i kanë dërguar letër të hapur presidentit të Këshillit të Evropës Donald Tusk dhe përfaqësuesit permanent të Austrisë, Nikolaus Marschik, përmes së cilës kërkojnë heqjen e vizave për Kosovën pa vonesë.

Ata i bëjnë thirrje Këshillit të caktojë një votim për këtë çështje dhe të miratojnë regjimin pa viza sa më shpejt që është e mundur.

“Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor qytetarët e të cilit ende kanë nevojë për viza që të udhëtojnë në Zonën Shengen. Kjo ka krijuar ndjenjën e izolimit që prek jetët e përditshme të qytetarëve të Kosovës. Ne tashmë kemi qenë dëshmitarë të rritjes së një gjenerate të re të përjashtuar nga pjesa tjetër e Evropës së bashkuar dhe prosperuese”, thuhet në letër.

Për më tepër, 22 eurodeputetët thonë se regjimi pa viza paraqet një prej arritjeve më të prekshme dhe më konkrete të perspektivës evropiane të vendit.

“Ne i bëjmë thirrje Këshillit që të caktojë një datë për votim në këtë çështje dhe të miratojë regjimin pa viza për Kosovën pa vonesa të mëtejme”, thuhet në letër.

Ndryshe, mbledhja e Këshillit të Evropës mbahet më 13-14 dhjetor.

Ndryshe, komisionari evropian për Zgjerim, Johaness Hahn gjatë vizitës së djeshme në Prishtinë, porositi kosovarët të jenë të durueshëm sa i përket liberalizimit të vizave, duke thënë se vizat mund të mos hiqen deri në vitin 2020./rtklive

Asnjë koment

Comments are closed.