19-05-2024

Volkswagen zbulon veturën elektrike për qytet dhe çmimin e saj

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Volkswagen, ka njoftuar se do të ofrojë modelin elektrik më të volitshëm se sa konkurrenca në treg me çmim 18,000 euro.

Menjëherë kanë nisur spekulimet rreth pamjes së këtij modeli i cili do të jetë konkurrent i Teslës, por Volkswagen “shoi” shpresat se do të bënte një tjetër model I.D., transmeton ksp.

Siç duket tani, Volkswageni nuk ka plane për të befasuar tregun, por modeli i ri elektrik për qytet do të jetë në fakt gjenerata e re e e-Up!, transmeton Koha.net. Volkswagen tashmë ka filluar të ofrojë lista më të ulët të çmimeve dhe gjenerata aktuale tashmë po shitet për 4,000 euro më pak se disa muaj më parë, por është ende rreth 21,000 euro, e cila është në linjë të segmenteve të vetuarve B dhe C.

Sipas Bloomberg, Volkswagen ka në plan të përmirësojë paketën e baterisë të e-Up!, e cila do të lejojë një autonomi dhe konkurrencë më të madhe në tregun automobilistik të SHBA dhe Evropës.

E-Up! i ri duhet të bëhet në platformën MEB e përdorur nga familja elektrike I.D., e cila do të ndikojë në çmimin më të ulët të modelit, në 18,000 euro.

Megjithatë, është e qartë se Volkswagen nuk do të ketë një model që do të konkurrojë me veturat elektrike të Teslës.

Asnjë koment

Comments are closed.