19-04-2024

Deputeti francez: “Prizreni ishte qytet i serbëve, por u okupua nga shqiparët myslimanë”

Deputeti francez, Nicolas Bay sot ka vizituar qytetin e Prizrenit, të cilin e ka quajtur si “qytet i mbretërve serbë”.

Ai vazhdon më tej propogandën duke thënë se ky qytet u okupua nga shqiptarët myslimanë, raporton Zeri.info.

Bay e bëri këtë përmes një postimi në Tëitter, ku shkroi “Prizreni, një qytet evropian dhe ish-qyteti i mbretërve të Serbisë, tani është i pushtuar nga shqiptarët myslimanë. Në këtë tokë të Evropës, kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Ndërkohë, qeveritë perëndimore kanë parë nga ana tjetër”.

Ai po ashtu ka vazhduar të propagandojë edhe kundër UÇK-së duke thënë se “ka rrëmbyer e vrarë serbë, të cilët më pas i ka vendosur në varre masive”. /Zëri

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.