27-07-2024

Deputeti i VV-së ia huq fort – Në vend të Rifatit thotë se u fotografua me Adem Jasharin

Deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka ngatërruar keq sot Rifat Jasharin me vëllain Adem Jasharin.

Derisa Bajqinovci ka postuar një foto nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, ai ka ngatërruar Rifat Jashin me Adem Jasharin, duke shkruar në mbishkrimin e fotos ‘Me bacën Adem’.

Natyrisht pas këtij gabimi kanë intervenuar komentuesit duke treguar gabimin që e ka bërë dhe Bajqinovci ka reaguar pas kësaj.

Ai pas kësaj e ka edituar shkrimin dhe e ka shkruar ‘Me bacën Rifat’. /Insajderi.com

Asnjë koment

Comments are closed.