27-07-2024

Deputeti kosovar publikon një video: Ja se si po e plaçkitë mërgatën tonë policia serbe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një video në facebook, ku vërehet Policia Serbe në kufirin e Bërnjakut.

Sipas Bajqinovcit, polici serb ju ka kërkuar ryshfet mërgimtarëve për të kaluar kufirin.

“Policia serbe duke e plaçkitur mërgatën në kufirin e Bërnjakut.Kjo video tregon se si polici serb ju kërkon ryshfet për të kaluar kufirin”, ka thënë Bajqinovci krahas videos./IO

Asnjë koment

Comments are closed.