26-04-2024

Deputeti prizrenas i VV-së-Donika Gashit: Gabim t’ua tregosh grave vendin, me gisht nga shtëpia

Pikërisht në Ditën e Nënës, artistja dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gashi, në vend të ndonjë urimi apo mesazhi falënderues, ka zgjedhur një fjalor tjetër, atë të ofendimit.

Ajo përmes një postimi të bërë në Facebook, në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me pandeminë COVID19 dhe kur IKSHPK jep shpresë për rikthim në jetë, anëtarja e VV-së shkruan:

 

“As çerdhet, as shkollat. Deri në shtator. Njëri prind rrin me fëmijët. Të hapen në shtator, pas vlerësimit të situatës. Veç budalla sivjet rrezikon me ba pushime, le t’i këqyrin fëmijët e vet gratë, se fort janë dhanë mas jetës sociale e karrierës, saqë po bahen edhe neveritëse”.

 

Por, nuk ka vonuar edhe reagimi i deputetit të Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku. Duke iu kundërpërgjigjur Gashit, ai ka thënë se është gabim t’ua tregosh grave vendin, duke bërë me gisht nga shtëpia, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Çekut:

Është gabim t’ua tregosh grave vendin, duke bërë me gisht nga shtëpia. Njëra ndër shkaqet kryesore pse jemi vend me demokraci e ekonomi të pazhvilluar është pikërisht kufizimi i hapësirës së veprimit për gratë. E brenda asaj hapësire rëndom ka shtypje, diskriminim dhe dhunë.

Sikurse shembujt e tjerë nëpër botë, edhe shteti ynë do të arrijë nivele prosperiteti kur gratë dhe burrat bashkë, me barazi e solidaritet mes tyre do të merren me të gjitha punët. Nga kuzhina te ndarja e drejtësisë, nga rritja e fëmijëve te qeverisja, të bërit biznes, gazetaria dhe sferat e tjera.

Unë gjithmonë kam besuar në këtë standard. Prandaj, si dje e sot, edhe në të ardhmen do të angazhohem për barazi mes grave e burrave. Dhe për asnjë moment nuk do të hezitoj të përballem me të gjithë që mendojnë ndryshe, kushdo e kudo qofshin ata ose ato.

Asnjë koment

Comments are closed.