24-11-2024

Deputeti Zafir Berisha ka një ide ndryshe prej Qeverisë për autostradën e Dukagjinit

Deputeti nga radhët e NISMA Socialdemokrate, Zafir Berisha ka propozuar një ide e cila parandalon falimentimin e shumicës së bizneseve në aksin rrugorë Pejë, Deçan, Gjakovë – Prizren dhe e cila parandalon largimin nga puna të mijëra qytetarëve të cilët punojnë në këto biznese.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se qeveria dhe institucionet tjera duhet të investojnë në rrugën aktuale që lidh Pejën, Deçanin, Gjakovën deri në Prizren, për të ndërtuar autoudhë me katër korsi, me qëllimin që të shpëtohen qindra, mijëra hektarë tokë buke, miliona euro nga bugjeti i Kosovës.

 

 

Postimi i Berishës:

Idea e Autostradës së Dukagjinit se si po prezentohet dhe tentohet të realizohet është në shpërputhje me objektivat zhvillimore të vendit tonë si dhe mund të ketë efekte më negative se një “zhvillim” siç po pritet të ndodhë.

Si qytetetarë, por dhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës mendoj që ky projekt që mund të gllabëroj miljona euro të bugjetit të Kosovës duhet studiuar dhe analizuar përtej interesave të politikës ditore.

Mendoj që qeveria dhe institucionet tjera duhet të investojnë në rrugën aktuale që lidh Pejën, Deçanin, Gjakovën deri në Prizren, për të ndërtuar autoudhë me katër korsi, me qëllimin që të shpëtohen qindra, mijëra hektarë tokë buke, miliona euro nga bugjeti i Kosovës, në të njejtën kohë ti mbrojmë nga falimentimi bizneset e mijëra qytetarëve të cilët kanë investuar përskaj aksit rrugorë aktual.

Për realizimin e një autoudhe me katër korsi trefish më e lirë se ideja e “famshme” e Autostradës së Dukagjinit besoj që do ti bëj nder Dukagjinit dhe Kosovës, nëse jemi real dhe për të arritur objektivin e zhvillimit të kësaj ane që projekti që po mendoj unë duhet që vetëm në Deçan dhe Gjakovë të ketë shpronsim të pronave që të bëhet rruga tranzit që kjo autoudhë të mos kaloj nëpër qytet dhe të njëjtën kohë në zgjërimin e rrugës aktuale deri në 20 metra nuk do të ketë nevoj për shpronsim të pronave ku në këtë rast po e përsëris do të mbrohen qindra, mijëra hektar tokë dhe paraja publike.

Asnjë koment

Comments are closed.