Deputeti Zafir Berisha: Takimi i Parisit nuk është repriza e Samitit të Berlinit
Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka kërkuar që të mos merret me shumë ‘relax’ samiti i Parisit, në të cilin do të takohen përfaqësuesit më të lartë nga Kosova me ata të Serbisë.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, ai shprehet se, kjo përballje nuk do të jetë vetëm për foto.
“Takimi i paralajmruar Kosovë-Serbi në Paris, nuk duhet të mirret me shumë “relax”, sepse nuk do të jetë “repriza” e samitit të Berlinit…
Kjo përballje, me ndërmjetësimin e dy liderve të rëndësishëm evropian, nuk do të jetë vetëm për foto dhe as nuk do të organizohet për arsye se znj.Merkel dhe z.Macron nuk kan që të bëjn diçka tjetër…
Takimi i paralajmruar në Paris, ka bërë një zhvendosje nga ajo për të cilën është pregaditur dhe ka debatuar Kosova gati për një vit, prandaj institucioneve dhe partive politike të Kosovës i duhet një mobilizim përmes një debati konstruktiv në realitetin e ri të krijuar, duke mos i priashtuar tryezat dhe debatin në Kuvend të Kosovēs”, ka Shkruar Berisha.