23-10-2019

Prishtina fiton lehtë finalen e parë ndaj Rahovecit

Prishtina ka mposhtur lehtësisht Rahovecin për të fituar finalen e parë të “play-offit” në Superligën e Kosovës.

“Plisat” triumfuan 110:82 në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve të enjten.

Dardan Berisha ishte lider i Prishtinës me 20 pikë. Ai u ndihmua nga Mikaile Tmusic që shënoi 18 sosh. Te Rahoveci Deshon Minnis realizoi 30 pikë, por që s’ishin të mjaftueshme për të rivalizuar Prishtinën.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Rahovec në fundjavë.

Kampioni shpallet me tri fitore.

Asnjë koment

Comments are closed.