24-11-2026

Nis kthimi i parave në rastin e Endrit Azemit, GoFundMe ua rikthen paratë donatorëve

Kanë nisur të kthehen paratë e dhuruara nga qytetarët përmes platformës GoFundMe në rastin e Endrit Azemit nga Gjilani, i cili kishte kërkuar ndihmë financiare për shkak të përballjes me leukeminë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Sipas një njoftimi të pranuar nga disa prej donatorëve, GoFundMe ka bërë të ditur se pagesa e bërë për fushatën në emër të Endrit Azemit është rimbursuar.

Në mesazhin e dërguar nga platforma thuhet se për donacionin është lëshuar rimbursim dhe se shuma do t’i kthehet donatorit brenda 3 deri në 7 ditësh pune, raporton IndeksOnline.

Edhe të dhënat e transaksionit bankar të publikuara në pamje tregojnë se pagesa e bërë përmes GoFundMe është kthyer.

Asnjë koment

Comments are closed.