26-11-2024

Deputetja nga Prizreni në Kroaci: Ballkani i Hapur, një nismë ku dominon Serbia

Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj Përlaskaj deklaroi se Kroacia e shikon nismën rajonale Ballkani i Hapur, një donminim të Serbisë ndaj shteteve të tjera.

Në një intervistë në Euronews Albania, Përlaska u shpreh ka dyshime në lidhje me këtë nismë, ku sipas saj, Serbia ka përzgjedhur vetëm Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke lënë jashtë Kosovën e Malin e Zi.

“Kroacia nuk e ka mirëpritur Ballkanin e Hapur. Kjo për arsye se Kroacia dhe Serbia kanë qenë pjesë e ish-Jugosslavisë dhe gjatë asaj periudhe ka qenë dy republikat më të forta, por nga ana ekonomike më e fortë se Serbia. Tani që përsëritet kjo pjesa e Ballkanit të Hapur, qëndrimi i Kroacisë është që Serbia, në një mënyrë indirekte, dëshiron të dominojë në këto shtete të Ballkanit.

Nuk është mirëpritur dhe nuk është një qëndrim pozitiv, që duhet të mbështetet një Ballkan i tillë. Unë si shqiptare që jetoj në Kroaci, e kam qëndrimin pro, le të bëhet Ballkani i Hapur, por ku është Kosova në këtë rast? Duke marrë parasysh që Serbia i ka përzgjedhur vetëm Shqipërinë dhe Maqedoninë, kjo më bën pak skeptike në atë drejtim dhe mbaj qënrimin e qeverisë kroate, e cila e sheh si një dominim të Serbisë”, theksoi ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.