Deri në 10 orë reduktime të energjisë elektrike në Prizren
Edhe Komuna e Prizrenit po përballet me mungesë të theksuar të energjisë elektrike.
Qytetarët e lagjeve të ndryshme thonë se kanë mbetur deri në 10 orë në terr, ndonëse shprehen se janë pagues të rregullt të faturave të rrymës.
Reduktimet e gjata të energjisë elektrike po sjellin mjaft telashe edhe në komunën e Prizrenit.
“Mbrëmë gjashtë orë s’kemi pas rrymë”, theksoi një tjetër.
“10 orë, 12, sot 15 orë, hala s’ka ardhë prej djehit”, tha një tjetër.
Dëme të shumta mungesa e rrymës po sjell edhe në biznese.