Dyshohet për hajni, arrestohet polici kosovar

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ka marrë pjesë në vjedhje në një nga filialet për tranfsere parash në Mitrovicë.

Për këtë ngjarje që ndodhi më 26.11.2021, fillimisht u arrestua një person në po këtë ditë dhe pas hetimeve janë identifikuar edhe dy të dyshuar për këtë rast, duke përfshirë këtu zyrtarin policor.

Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së thonë se i kanë pranuar ditë më herët nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë kanë ndërmarrë disa veprime hetimore dhe pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.