23-11-2024

Deri në 400 ushtarë gjerman mund t’i bashkohen KFOR-it

Misioni i Gjermanisë në NATO ka bërë të ditur se pjesëmarrja e Gjermanisë në misionin paqëruajtës, pasqyron përkushtimin për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Në njoftim në “X” thuhet se deri në deri në 400 ushtarë gjerman mund të dislokohen në KFOR.

“Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjerman mund të dislokohen në KFOR”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo edhe:

Prokuroria e Apelit e pranon kallëzimin penal të LDK-së ndaj ish-drejtoreshës së Shaqir Totajt (Dokument)

Asnjë koment

Comments are closed.