12-12-2024

Prokuroria e Apelit e pranon kallëzimin penal të LDK-së ndaj ish-drejtoreshës së Shaqir Totajt (Dokument)

Prokuroria e Apelit të Kosovës – Departamenti i Krimeve të Rënda e ka pranuar si të bazuar kallëzimin penal të LDK-së në Prizren, kundër ish-drejtoreshës për Shëndetësi të Shaqir Totajt, Burbuqe Krasniqi-Berisha, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Gazeta e Prizrenit.

Fillimisht ankesa ishte bërë në Prokurorinë e Prizrenit, por që kjo e kishte hedhur poshtë, prandaj LDK ka adresuar ankesë në shkallën e dytë, përkatësisht në Prokurorinë e Apelit (PK). “Ankesa juaj është pranuar si e bazuar”, thuhet ndër të tjera në Aktvendimin e PK, datë 26.01.2023, të siguruar nga Gazeta e Prizrenit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Komuna e Prizrenit muaj më parë kishte filluar punimet për ndërtimin e katër anekseve në katër Qendra të Mjekësisë Familjare: në lagjen Dardania, në fshatin Zhur, në Reqan dhe në Gjonaj.

Sipas degës së LDK-së në Prizren, kjo ishte bërë pa leje ndërtimore dhe përbën keqpërdorim të detyrës zyrtare. Për këtë, në fillim të dhjetorit ka bërë Kallëzimin penal kundër ish-drejtoreshës, Krasniqi-Berisha.

Për të njëjta arsye, pra ndërtime pa leje të aneks objekteve, dega e LDK-së ka bërë kallëzime penale edhe ndaj dy drejtorëve komunal, drejtorit të Kulturës, Rinisë e  Sportit Adem Morina, dhe drejtoreshës së Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj.

Derisa për refuzimin e rastit ndaj Morinës nga Prokuroria e Prizrenit, LDK ka parashtruar ankesë në shkallën e dytë pra në Apel, sipas informacioneve, Prokuroria e Prizrenit ende nuk vendosur në rastin për Veselaj Gutajn.

Ndryshe, kjo përbën fitoren e parë të një subjekti politik në Prizren, për shtyrjen para në organe të drejtësisë të rasteve të keqpërdorimit të detyrës nga drejtorë të qeverisjes lokale. /Gazeta e Prizrenit.

Lexo edhe:

Prizren: LDK dorëzon në prokurori tre kallzime penale ndaj drejtorëve të Komunës

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.