Deri në fund të shkurtit mbi 174 milionë euro dërgesa nga mërgimtarët
-174.30 milionë euro, vlera preliminare e remitancave
– 64.40%, dërgesat përmes IFJB-ve
-312.70 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimeve
– 2.80 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale
– 555.20 milionë euro, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiar
– 60.60%, kreditë e ekonomive familjare, sektori mikrofinanciar
– 41.40 milionë euro, kreditë e reja nga ndërmjetësit e tjerë financiarë
Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024.
Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 174.3 milionë euro.
Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo- bankare me pjesëmarrje prej 64.4 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19.7 për qind dhe bankat me 15.9 për qind.
Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 312.7 milionë euro, duke shënuar rritje prej rreth 600 mijë euro krahasuar me janarin e 2024-së.
Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.
Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shkurt 2024 janë rritur për 15.1 milionë euro, duke arritur vlerën e 555.2 milionë eurove.