25-11-2024

Dëshmia tronditëse e vëllait: Motrat kanë lindur 10 fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik

Vëllai i dy motrave që u vranë në Astir ka treguar detaje tronditëse nga jeta e tyre.

Në një intervistë për Top Channel, Bashkim Ademi ka thënë se i dashuri i Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit ka pasur fëmijë me të dyja motrat. Ai tha se Përparim Ademi ka shitur 10 fëmijë të tyre.

Ai tha gjithashtu se motrat e tij mbeteshin shtatzënë në kohë të ndryshme, dhe fëmijët e lindur nga Zhaneta dhe Kristina janë shitur në zonën e Selanikut në Greqi.

“Motra mi ka treguar të gjitha në muajin Dhjetor, nuk i denoncova pasi ma kërkuan motrat, pasi kishin frikë se do i vriste”, është shprehur Bashkim Metani.

Asnjë koment

Comments are closed.