26-04-2024

Djali e vjedh babën në Prizren, më pas e “paguan” me rrahje

Një djalosh në Prizren e ka paraqitur në polici babën e tij për shkak të rrahjes, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Referuar policisë,  gjatë intervisitmit, babai ka deklaruar se rasti ka ndodhur për shkak të vjedhjes nga djali i tij.

Raporti i policisë:

Prizren 03.01.2021 – 14:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i tij dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Është intervistuar i dyshuari i cili ka pohuar e ka sulmuar viktimën pasi që ai ka kryer vjedhje. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.