02-05-2024

Dështimi i Serbisë, tentoi ta bind Izraelin që të mos e njoh Kosovën

Kosova dhe Izraeli nga nesër do të vendosin marrëdhënie diplomatike, duke hapur ambasada.

Shteti i Kosovës do të hap ambasadën e saj në Jerusalem, në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit që u nënshkrua në shtator të vitit të kaluar në Zyrën Ovale, transmeton Indeksonline.

Në një artikull që ka publikuar mediumi i madh “The Jerusalem Post”, thuhet se Serbia kishte tentuar të bind Izraelin që të mos e njoh Kosovën.

“Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, edhe në këtë frymë një burim diplomatik Izraelit konfirmoi se Beogradi është i zhgënjyer me zhvillimet e fundit. Në shtator, burime të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiç bënë të qartë se nëse Beogradi hap një ambasadë në Jerusalem, Serbia do të presë që Izraeli të mos e njohë Kosovën – megjithëse mund të mbajë marrëdhënie të një niveli më të ulët. Serbia mund të hapë ende një ambasadë në Jerusalem, siç përcakton marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, por marrëdhëniet me Izraelin do të ulen”, ka thënë ky burim në atë kohë, shkruhej në artikullin e “The Jerusalem Post”.

Marrëveshja e Uashingtonit cilësohet si historike dhe si hap gjigant për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.