23-11-2024

Dështon miratimi i buxhetit 2021 të Komunës së Prizrenit

Kuvendi Komunal i Prizrenit, në mbledhjen e sotme nuk arriti ta miratojë Propozim-Buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2021.

Pas një debati të gjatë dhe paraqitjes së parashikimeve, si nga pushteti ashtu edhe nga përfaqësuesit e opozitës në Prizren, në duart e të cilëve edhe ishte miratimi i buxhetit, votimi i tij dështoi.

Opozitarët e kundërshtuan projektin e paraqitur duke e vlerësuar si buxhet të konstruktuar për fushatë elektorale nga ana Vetëvendosjes në pushtet.

Kuvendarët e opozitës kërkuan që te merren parasysh edhe propozimet e tyre dhe që projektet të jenë gjithëpërfshirëse.

Pro votimit të buxhetit ishin 11 kuvendarë, kundër 19-të, ndërsa dy prej tyre kanë abstenuar.

Portali “Gazeta e Prizrenit” është duke përpunuar një raport më të gjerë dhe pikës së sotme dhe deklarimeve për buxhetin, të paraqitura sot në KK-në e Prizrenit.

Ndryshe, sipas ligjit, deri më 30 shtator, Kuvendi i Komunës duhet të ketë shqyrtuar, nëse është e nevojshme edhe ndryshuar, miratuar dhe dorëzuar propozim-buxhetin komunal në Ministrinë e Financave. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.