Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit , seanca konstituive vazhdon më 29 prill
Albin Kurti nëpërmjet Konjufcës si zakonisht e propozoi Albulena Haxhiun, Kuvendi s’e voton përsëri, i merr veç 57 vota
Albulena Haxhiu ka dështuar edhe një herë tjetër të zgjidhet kryetare e Kuvendit
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë vazhdimin e seancës konstituive pasi kandidatja e VV’së, Albulena Haxhiu, i mori 57 vota.
“E ndërpresim seancën, seanca tjetër më 29 prill në ora 10:00”, tha ai.
Kjo ishte hera e shtatë që deputetët e zgjedhur mblidhen për të konstituar kuvendin.
Lexo edhe: