23-11-2024

Dështon zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit

Ka dështuar zgjedhja e kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal (KK) i Prizrenit.

Kësisoj KK që sot u mblodh në seancë të jashtëzakonshme, nuk arriti të bëhet  me kryesues, për të zëvendësuar Artan Abrashin, i cili ka dhënë dorëheqje pasi është zgjedhur deputet.

Kur janë zhvilluar dy rrethet e votimit, pasi LDK e kishte braktisur që në fillimi seancën, mbledhjen e kanë lëshuar edhe këshilltarët e PDK-së dhe të AAK-së, raporton Gazeta e Prizrenit.

Pos LDK-së, partitë tjera morën pjesë në procesin e votimit pas formimit të komisionit për zgjedhjen e kryesuesit.

LVV propozoi, Muharrem Elezkurtajn i cili sot e bëri betimin solemn të kuvendarit të ri në organin më të lartë legjislativ komunal, ndërsa PDK, Sulltan Badallin, kandidatë për këtë post, ndërsa subjektet tjera nuk kanë bërë propozime.

Më pas u zhvilluan dy raunde të votimit, ku kandidati i LVV-së, Elezkurtaj ishte më i votuar, ndërsa raundi i tretë nuk u zhvillua fare, pasi kuvendarët e PDK-së dhe ata të AAK-së braktisen seancën, dhe në mungesë kuorumi seanca është ndërprerë për një kohë të pacaktuar./GazetaePrizrenit.net /

Lexo edhe:

Mbledhje e “nxehtë” e Kuvendit të Prizrenit, LDK braktis seancën

Asnjë koment

Comments are closed.