17-05-2024

Mbledhje e “nxehtë” e Kuvendit të Prizrenit, LDK braktis seancën

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, sot u mblodh në seancë të jashtëzakonshme, për ta zgjedh kryesuesin e ri, por në fillim mbledhjen e braktisi, LDK që është partnere e qeverisjes lokale të udhëhequr nga Vetëvendosje, shkruan  “Gazeta e Prizrenit”.

Në mungesë të kryesuesit të KK, që ka dhënë dorëheqje pasi është zgjedhur deputet, seancën e udhëhoqi këshilltari më i moshuar, Alush Shala (AAK).

Në vend të Abrashit, betimin e ka dhënë anëtari i VV-së, Muharrem Elezkurtaj.

Pas kësaj, Haziz Hodaj në emër të LDK-së, kërkoi që të shtyhet mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit, pasi LDK si partnere e qeverisjes  konsideron se nuk ka ndonjë marrëveshje përkatëse dhe për këtë nuk do të marrë pjesë në mbledhje.

Për këtë ku u tha se mbledhja do të vazhdojë, atëherë grupi i LDK-së braktisi seancën, ndërsa janë paraqitur dy kandidatura për kryesues:  Muharrem Elezkurtaj nga VV dhe Sulltan Badallaj (PDK). Mbledhja do të vazhdojë me procesin e votimit, ku kryesues zgjidhet ai që në dy rrethet e para merr së paku 21 vota, nga 35 sa kanë mbetur në sallë./GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.