Policia ka publikuar versionin e saj rreth incidentit, që ka ndodhur në emergjencën e Prizrenit, ku pas një përleshjeje ndërmjet tre të dyshuarve me stafin mjekësor, pati edhe të lënduar.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha”, mbrëmë pak pas orës 22:00, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
“Është raportuar se në emergjencë ka ndodhë një përleshje në mes të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe katër personave personel mjekësor, sipas informatave njëri nga të dyshuarit ishte lënduar në Prishtinë dhe ka kërkuar ndihmë në Prizren, por stafi mjekësor nuk e ka trajtuar rastin dhe aty ka nisur fjalosja. Si pasojë e përleshjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar edhe stafi mjekësor edhe të dyshuarit”, thuhet në raportin e policisë.
Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net