20-04-2024

Detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person është lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave që ka ndodhur sot në Trudë, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datën 07.02.2023 rreth orës 07:20 në Autostraden I.Rugova saktësisht në Hyrje-Dalje në fshatin Trudë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, tha Kelani./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.