02-05-2024

Detaje për aksidentin në rrugën Malishevë-Arllat, një i vdekur dhe pesë të lënduar

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Arllat-Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”, ka thënë ajo.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor, njofton Klankosova.tv.

Asnjë koment

Comments are closed.