Detaje për aksidentin në Suharekë ku vdiq një 14-vjeçar

Një 14-vjeçar ka vdekur të dielën në një vetaksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Grikoc të Suharekës.

Policia përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se vetura e cila ishte duke u drejtuar nga një i mitur ka shkaktuar vetaksident, ku ka mbetur i vdekur 14-vjeçari dhe një person tjetër po ashtu i moshës së mitur ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas raportimeve të pakonfirmuara, 14 vjeçari ia kishte marrë babait veturën pa miratimin e tij dhe me ç’rast është aksidentuar. L.Kurtishaj që mbeti i vdekur.

Në njoftimin e Organizatës vullnetare të zjarrfikësit dhe shpëtimit, thuhet se rreth orës 16:30 min. në rrugën Sallagrazhd-Baqevc nga një vetaksident, nga rrotullimi i veturës dyshohet për një të vdekur dy të lënduar!

Raporti zyrtar nga Policia:

“Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur mashkull kosovar, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.