22-11-2024

Detaje se si ndodhi rasti ku u vra një polic në Veri të vendit

Një polic ka mbetur i vrarë si pasojë e sulmeve në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ndërsa, një tjetër polic është plagosur.
Rasti ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Por, si ndodhi rasti:

Burime të IndeksOnline bëjën me dije se të ura e fshatit Banjskë të Zveçanit, fillimisht serbët i kanë vendosur dy kamiona, ku është blloku rruga.

Me të marrë këtë informacion, Policia ka shku në vendin e ngjajres dhe posa kanë mbërritur aty janë sulmuar me armë të kalibrit të rëndë.

Për pasojë i vrarë ka mbetur shefi i ndërrimit, rreshteri Afrim Bunjaku dhe një tjetër është plagosur.

Për këtë ngjarjë të rëndë kanë reaguar krerët më të lartë të shtetit të cilët e kanë dënuar fuqishëm këtë akt kriminal.

Polici i vrarë është Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Asnjë koment

Comments are closed.