09-05-2024

Prizrenit i duhet një opozitë e aftë për balancim ndaj pushtetit lokal

Shkruan: Qazim Morina

“Kur vjen vjeshtë në Mallakastër, vjen me pemë edhe me dasëm”- Kjo këngë tregonte se dikur dasmat bëheshin kryesisht në vjeshtë, e kështu ishte edhe në rajonin e Prizrenit.

Tash gjërat kanë ndryshuar.

Me këtë punën e stinës, dua të dal pak te opozitarizmi në Prizren. Besoj se vjeshta që zyrtarisht nisi dje, do ta “ngjallë” opozitën për bashkëveprime, pa përjashtuar edhe aktivizimet individuale nëpër rrjete sociale, për ta sfiduar komoditetin e qeverisjes amatore lokale.

Nevoja për një opozitë efektive, duhet të jetë në rend dite nga kjo stinë, pasi Prizrenit i duhet opozitë e aftë për rolin e kontrollit dhe balancimit ndaj pushtetit lokal. Kjo padyshim do t’i nxiste edhe mediet e varfra, për ta dëshmuar Prizrenin!

Asnjë koment

Comments are closed.